FAQE PËR TË MËSUAR ISLAMIN: PËR TË PANJOHURIT ME ISLAMIN, FILLESTARËT NË ISLAM DHE NIVELET E AVANCUARA. FAQJA ËSHTË NË PLOTËSIM E SIPËR.
PESË KUSHTET E ISLAMIT PËRSIATJE E PESË KUSHTEVE TË ISLAMIT Allahu i Plotfuqishëm caktoi për këtë Ummet sheriatin më të plotësuar dhe fenë më të lehtë, e bëri Ummetin më të mirë ndër njerëz. Është Ummeti i fundit në këtë botë, ndërsa i pari në Ditën e Gjykimit për natyrën dhe përmbajtjen që ka, është përmbyllëse e shpalljeve qiellore. Islami është begatia më e madhe që Allahu ia dha njerëzimit, për të cilin thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” [Maide, 3]Ky Islam madhështor është ngritur mbi pesë shtylla, që nëse i vështron do të gjesh se çdo shtyllë përmban dobi të mëdha e të mira të panumërta. Nisur nga ky aspekt duam të cekim diç nga tërë kjo, për të cilën dëshmojnë argumentet dhe realiteti, madje të flasësh për këtë çështje është edhe madhërim dhe falënderim ndaj Allahut për të mirat që na i ka dhënë, sikur që thotë edhe vetë Allahu xh.sh.: “E për të mirat që të dha Zoti yt, trego!” [Duha, 11] Kushti i parë: Dëshmia (shehadeti) Dëshmia e shehadetit që përmblidhet në fjalët “LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMMEDUN RESULULL-LLAH”është një kusht që...
Ç'është Islami (emri Islam) ? Emri i Islamit si fe, shpreh parimin më qendror të Islamit, nënshtrimin ndaj Zotit, dhe se emri “Islam” nuk u zgjodh nga njeriu, por nga Zoti, sipas Shkrimit të Shenjtë të Islamit. Gjithashtu u dëshmua se vetëm Islami predikon njëshmërinë e Zotit dhe njëshmërinë e Cilësive të Tij dhe urdhëron adhurimin pa ndërmjetës vetëm të Zotit. Së fundmi, për shkak të prirjes hyjnore të adhurimit të Zotit të "instaluar" te njeriu dhe shenjave të dhëna nga Zoti gjatë kohëve për çdo individ, Islami mund të bëhet pronë e të gjithë njerëzve në çdo kohë. Shkurtimisht, rëndësia e emrit Islam (nënshtrim ndaj Zotit), njohja thelbësore e njëshmërisë së Zotit dhe mundësia e hyrjes në Islam në çdo kohë dhe vend mbështesin fuqimisht pohimin e Islamit se që nga fillimi i ekzistencës njerëzore dhe në çfarëdo gjuhe që është shprehur, vetëm Islami ka qenë dhe do të jetë feja e vërtetë e Zotit.
KRYERJA E NAMAZIT Shtylla më e rëndësishme pas dy dëshmive të Islamit është namazi. Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e ka cilësuar atë si shtyllë të Islamit, siç është transmetuar në hadithin e Muadh bin Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Gjithashtu, namazi është gjëja e fundit që do humbasin muslimanët, puna e parë për të cilën do të pyeten përpara Allahut të Madhëruar dhe ai e dallon muslimanin nga jomuslimani. Për të treguar më shumë rëndësinë e namazit, mund të themi se Allahu i Madhëruar i ka obliguar këto namaze natën e Israsë dhe Miraxhit, kur Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)është ngjitur mbi shtatë qiejt. Gjithashtu, kur banorët e zjarrit pyeten se cili ishte shkaku i hyrjes së tyre në Sekar (xhehenem) përgjigjen: ''Ne nuk ishim nga ata që falnin namazin.'' Namazi është vepër që largon nga të irrituarat dhe veset e këqia. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: ''E ti fale namazin se me të vërtetë namazi të largon nga gjërat e shëmtuara dhe të irrituara.'' Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi... | ||
| ||
More Articles... | ||








